5 fitore rradhazi, por edhe 4 ndeshje pa pësuar gol. Kjo Vllazni funksionon!

Tek Vllaznia jane te lumtur per momentin e mire qe po kalon skuadra. Diten e djeshme me suksesin ndaj Erzenit ne tranferte, moren edhe fitoren e peste rradhazi qe i ka çuar ne vendin e trete te renditjes.

Por jo vetem kaq. Edhe dje porta e Kristi Qarrit nuk eshte prekur dhe kesisoj behen plot 360 minuta qe ndodhe keshtu. Vllaznia nuk ka pesuar gol qe prej ndeshjes me Dinamon.

E ka nisur ndaj Tirane paprekshmerine e portes se saj, per te vijuar me Skenderbeun, Kukesin dhe se fundi me Erzenin. Nje tjeter tregues ky qe skuadra shkodrane eshte e disiplinuar edhe taktikisht ne fushen e lojes.

Detyra e saj tashme eshte per ta vijuar kete ecuri dhe te gjitha mundesite i ka. Te dielen i duhet qe ndaj Partizanit te synoje fitoren e gjashte rradhazi dhe nese do te arrihet serish me porten te paprekur, do te ishte edhe me bukur./SHKODRA-SPORT.COM/

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *