Cristiano Ronaldo kundër ‘Topit të Artë’: Ka humbur besueshmërinë

Në një intervistë të gjatë të dhënë për të përditshmen portugeze “Record”, Cristiano Ronaldo ka folur për tema të ndryshme, mes të cilave edhe për çmimet individuale më të rëndësishme në futboll, si “Topi i Artë” apo çmimi “FIFA The Best”.

Për futbollistin e njohur portugez këto çmime kanë humbur shkëlqimin e tyre dhe nuk vlerësojnë ata që realisht janë më të mirët.

“Topi i Artë ka humbur besueshmërinë. Nuk dua të them që Messi, Haaland apo Mbappé nuk e meritojnë. Thjesht nuk besoj më te ky çmim dhe nuk e them sepse unë vetë fitova çmimin “Globe Soccer Awards”, por sepse janë faktet që e thonë diçka të tillë.

Shifrat janë shifra dhe nuk gënjejnë kurrë. Statistikat dhe golat e mi janë realë. Janë numrat ato që tregojnë se kush është realiteti”, ka thënë mes të tjerash Cristiano Ronaldo.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *