E zyrtarizon Agim Ademi: Çështja e trajnerit të Kosovës është e kryer, do jetë gjerman

Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë një interviste për Kanal10 ka zyrtarizuar çështjen e trajnerit të Kosovës.

Ademi ka thënë se çështja e trajnerit të kombëtares tashmë është punë e kryer.

“Çështja e trajnerit të kombëtares është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditëve në vijim, gjersa mund të theksojë se ai do të jetë gjerman” – tha Agim Ademi. /Lajmi.net/

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *