Ish-i i Manchester City-t: Në Arabi ka të pakënaqur

Arabia Saudite po dëshiron të konkurrojë me ligat më të mira të futbollit përmes ofertave ekonomike që janë të paarritshme për ekipet evropiane.

Verën e kaluar, shumë lojtarë u tunduan dhe ranë dakord të fillonin një aventurë të re futbolli në klube të ndryshme saudite.

Mes tyre, Aymeric Laporte, i cili u largua nga Manchester City pasi fitoi “tripletën” historike për të nënshkruar me Al Nassr. Tani, pas gjysmë viti në Arabinë Saudite, spanjolli ka zbuluar në një intervistë për “AS” se si po shkon qëndrimi i tij në një ligë kaq të ndryshme.

“Nuk na kanë dhënë shumë lehtësira. Në fakt, ka shumë lojtarë që janë të pakënaqur, por çdo ditë po punojmë për këtë, duke negociuar si të thuash, dhe të shohim nëse do të përmirësohet pak sepse kjo është diçka e re edhe për ta, duke pasur lojtarë evropianë që tashmë kanë një histori të gjatë. Ndoshta nuk janë mësuar me këtë dhe duhet të përshtaten me pak më shumë seriozitet”, theksoi ish-lojtari i City-t.

Laporte shtoi se në futbollin saudit “ata e marrin gjithçka lehtë. Ultimatumi që mund t’u japësh nuk ka rëndësi për ta. Dua të them, ata me të vërtetë bëjnë si u pëlqen. Ju negocioni diçka dhe pastaj ata nuk e pranojnë pasi ta keni nënshkruar. Ata ju luftojnë… Është një lloj zhgënjimi që nuk e di, në Europë… Sigurisht, të ofrojnë diçka në një aspekt dhe ta heqin në një aspepkt tjetër,” deklaroi Laporte.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *