Ligue 1 thumbon keq Ronaldon pas pretendimeve se Superliga e Arabisë është më e mirë se ajo

Faqja zyrtare e Ligue 1 është përkujdesur ta thumbojë yllin portugez, Cristiano Ronaldo, pas pretendimeve të këtij të fundit kur cilësoi më të mirë Superligën e Arabisë Saudite sesa kampionatin francez.

Ronaldo fitoi disa çmime në Dubai për edicionin e 14-të të Globe Soccer Aëards dhe nga aty dha disa deklarata që nuk janë pritur mirë.

Ish-ylli i Real Madridit shkoi aq larg sa që tha se Superliga e Arabisë Saudite është më e mirë dhe më konkurruese sesa ajo e Francës (Ligue 1).

“A e dëshironi opinionin tim? Unë nuk mendoj se Liga Saudite është më e dobët sesa Ligue 1. Në Arabinë Saudite e shoh më konkurruese, ata mund të thonë çfarë të donë, ky është opinioni im, unë luaj këtu dhe e di se çfarë po them. Unë mendoj se jemi më të mirë se sa Ligue 1”, ka thënë Ronaldo.

Deklarata e sulmuesit portugez të Al Nassr ka bërë që faqja zyrtare e Ligue 1 në platformën “X” ta thumboj me një postim.

Në postimin e faqes së Ligue 1 shihet ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, duke ia kapur faqen Ronaldos. /Telegrafi/

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *