Një shqiptare- Nelia Kabetaj, shpallet kampione Ballkani në çiklokros

Nelia Kabetaj për herë të parë Kampione Ballkani në Çiklokros. Gjithçka ka ndodhur në Vatra Dormei të Rumanisë, atje ku është zhvilluar edicioni i parë i këtij Kampionati Ballkanik, ndërsa kjo ishte hera e parë që merrte pjesë në një garë të tillë.

Në një terren të vështirë dhe krejtësisht me borë dhe ngricë, Kabetaj ka arritur të lërë nga pas dy konkurrentet rumune dhe dy konkurrentet serbe, teksa finishin e ka prerë e para në kohën e 45 minutave e 27 sekondave.

Madje, sipas trajnerit të saj Valentin Kabetaj, ka qenë e detyruar të ndërrojë dhe biçikletën, teksa nuk funksiononin as frenat hidraulike për shkak të ngricave.

Për çiklizmin shqiptar ky është suksesi i parë ndërkombëtar i vitit 2024, ndërsa pritet që pse jo të arrijë të marrë pjesë dhe në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, sepse pikët ka arritur t’i grumbullojë, teksa ka dhe të tjera veprimtari ndërkombëtare për të kryer. Një start i mbarë për çiklizmin shqiptar.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *