Prishtina i mposhti në Superkupë: Daja del me një arsyetim

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka arsyetuar humbjen ndaj Prishtinës në finale të Superkupës, duke përmendur mungesat e shumta në fazën e sulmit.

“E kishim nevojë pushimin, jemi në kulmin e ngarkesës. Besoj me mungesën e Nazmi Gripshit dhe Hamidit, mungesa e Almir Kryeziut, kemi më pak zgjidhje në fazën e sulmit.  E presim këtë performancë, kemi pak minuta të luajtura”, ka thënë Daja.

Daja potencoi se do të jenë të gatshëm për nisjen e kampionatit të rregullt në shkurt.

Për Prishtinën, ky ishte trofeu i 30-të në histori nga mëvetësimi i futbollit kosovar në vitin 1991.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *