Në “Ora Sport” Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u shpreh se Drejtori sportiv janë në bisedime me Shkodran Mustafin, por që është shumë e vështirë që të vijë në shqipëri.
“Drejtori sportiv dhe presidenti janë në bisedime me Mustafin. Edhe unë kam biseduar me babain e tij. Por në një intervistë të djeshme e kam prekur për të, dhe më duket se bisedat janë të vështira.
Unë në bisedë më babain e tij e pashë se ka dëshirë që të vijë djali, por është shumë e vështirë”- eshte shprehur trajneri i skuadres shkodrane Qatip Osmani.
Megjithate te Vllaznia nuk jane duke i kushtuar shume rendesi merkatos sepse skuadra po ben mire edhe me kontigjentin aktual dhe per kete arsye do te vazhdojne te shohin perpara.