‘Shpërthen’ Cristian Shpendi në Itali, shënon 3 gola brenda 7 minutash

Kristian Shpendi vazhdon formën e mirë. Sulmuesi i “Shpresave” kuqezi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Cesena, po luan momentalisht përballë Potendera në Serie C.

Cesena po kryeson 3-0, teksa të tre golat i ka shënuar sulmuesi shqiptar. Si fillim ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21’ , golin e dytë e shënoi në të 26-tën, teksa të tretin në minutën e 28′.

Shpendi po kalon “formën e jetës” në këtë sezon, ku deri më tani ka shënuar plot 13 gola, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Natyrisht qe nje ecuri e tille ka bere qe atij t’i dale emri ne disa skuadra edhe te Seria A dhe nuk perjashtohet mundesia qe te kete nje transferim brenda merkatos se janarit.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *