U godit nga tifozët e Erzenit, reagon Tefik Osmani

Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme përballë Erzenit në kampionat falë një goli të Stojanoviç në minutën e 87’.

Gjithsesi një moment i turpshëm ka ndodhur gjatë festës së golit, pasi në stolin e shkodranëve fluturoi një shishe, e cila goditi Tefik Osmanin në fytyrë.

Kjo gjë bëri që drejtori sportiv i kuqebluve të binte në tokë, teksa reagimet nga stoli në drejtim të tifozëve që ndodheshin në tribunë nuk munguan.

Tefik Osmani ka reaguar pas incidentit duke dhene nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport”.

“Jam mirë, nuk kam ndonjë gjë të rëndë. E kam marrë parasysh që kur kam nisur të jetoj me futbollin edhe ndonjë situatë si kjo.

Jam i lumtur që morëm një fitore të merituar. Nuk e prish tifozerinë e Erzenit sjellja e një tifozi, ndaj nuk mund ta përgjithësoj rastin”, tha ai.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *