VIDEO/ Presidenti Xhaferi: Fitorja e pestë rradhazi? Rëndësi ka që është rikthyer besimi te Vllaznia

Triumfoi edhe sot ndaj Erzenit duke siguruar fitoren e peste rradhazi dhe duke u ngjitur tashme ne vendin e trete te renditjes. Nje ndryshim rrenjesor i Vllaznise e cila deri para pak javesh ndodhej ne pozita aspak komode, por tashme gjerat kane marre per mire.

Mbi te gjithe per kete ndryshim eshte i lumtur njeriu qe shpenzon shume per kete ekip, presidenti Alban Xhaferi. Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” pas fitores se sotme 1-0 ndaj Erzenit ne Rrogozhine, ai eshte shprehur:

“Kjo fitore është më me vlerë kur vazhdon serinë e rezultateve pozitive, 5 fitore në 5 ndeshje, gjë që na gëzon shumë. E rëndësishme është se skuadra është në rrugën e duhur për arritjen e objektivave. Është rikthyer besimi dhe loja e bukur në ekip, gjë që besoj e justifikon besimin e tifozave dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

Sigurisht që kampionati është i gjatë dhe duhet të luajmë fort, në mënyrë që të ruajmë pozicionin. Në fillim të sezonit ndikuan edhe dëmtimet e rënda, por tashmë ndikoi edhe puna e stafit të ri në atmosferën dhe klimën e ekipit.

Të njejtit lojtarë janë dhe ne kemi besuar te ato. Loja e tyre ka ardhur në rritje. Jemi në një situatë pozitive, të cilën shpresojmë ta mbajmë deri në fund. Detyra e Vllaznisë është të synojë ngjitjen e pozitave”./SHKODRA-SPORT.COM/

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *