VIDEO/ Vllaznia futsall ‘harron’ të fitojë. Barazim 5-5 edhe ndaj Partizanit

Vllaznia futsall “nuk di te fitoje”. Edhe ne ndeshjen e javes se katert, ate ndaj Partizanit te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 5-5.

Ka qene nje perballje shume e luftuar ku ekipi shkodran ka kaluar pese here ne avantazh, por ne te pese rastet eshte barazuar nga te kuqte, madje golin e fundit keta e shenuan vetem 35 sekonda pa perfunduar ndeshja.

Ka qene Alsid Tafili qe ka zhbllokuar telefonin qe ne minutat e para te takimit por me pas ishte Gjeçi qe barazoi per Partizanin. Megjithate Ari Djepaxhia shenoi te dytin per Vllaznine, para se Muhamed Tafili te barazonte serish.

Megjithate pas nje penalltie, Djepaxhia do te shenonte edhe golin e trete nderkohe qe Hoxha do te barazonte per te treten here per Partizanin. Megjithate ne fund te pjeses se pare Saimir Hyseni do te shenonte golin e avantazhit per kuqeblute.

Ne pjesen e dyte ishte Partizani qe arriti te barazoje ne 4-4, por kapiteni shkodran Senad Lekaj kater minuta para fundit shenoi nje gol shume te bukur duke rikthyer avantazhin ne 5-4 per Vllaznine dhe ndeshja ne fakt po shkonte drejt fitores se saj.

Por 30 sekonda para fundit, do te ishte Gjeçi qe do te barazonte ne 5-5 dhe ketu mbyllet gjithçka teksa te dy ekipet ndajne nga nje pike. Per Vllaznine eshte i dyti rradhazi pas dy humbjeve te pesuara dhe si rrjedhoje me vetem 2 pike te grumbulluara ndodhet ne vendin e fundit te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *