Vllazni që nuk fal, merr fitoren e 5-të rradhazi ndaj Erzenit dhe lë pas Tiranën

Vllazninë e Qatip Osmanin nuk e ndal dot askush. Shkodranët ia kanë dalë të fitojnë ndaj Erzenit në “Egnatia Arena” duke vazhduar kështu ecurinë e rezultateve pozitive.

Një ndeshje e luftuar mes të dyja ekipeve, të cilat nuk arrinin dot të gjenin rrugën e rrjetës.

Do të duhet të vinte minuta e 86-të e takimit për t’u zhbllokuar sfida. Një gabim i Bruno Pujës do t’i dhuronte rastin e artë shkodranëve.

Stojanovic përfiton dhe çon topin në fundit e rrjetës, duke i dhënë avantazhin kuqebluve.

Minutat e mbetura nuk do të prodhonin më gola të tjerë, me shkodranët që “korrin” kështu edhe fitoren e 5-të rresht në kampionat.

Pas kësaj fitoreje, shkodranët shkojnë në kuotën e 32 pikëve në vendin e 3-të, duke lënë prapa kështu Tiranën. Ndërkohë pas kësaj humbe shijakasit mbeten në vendin e 8-të me 22 pikë.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *