Xavi shfrenon fantazinë: Besoj se do t’i fitojmë tre trofe këtë sezon

Barcelona rikthehet të luajë në La Liga, pas rezultatit zhgënjyes në finalen e Superkupës së Spanjës ku u mposhtën në El Clasico nga Real Madrid me rezultat 4-1.

Aktualisht, Barcelona është shtatë pikë larg Rea Madridit dhe tetë pikë larg Gironës, më këta të fundit që kanë luajtur një ndeshje më shumë se blaugranat.

Para ndeshjes së të dielës ndaj Real Betis, trajneri Xavi Hernandes theksoi se beson tek titulli në Spanjë, por shprehet i bindur se skuadra e tij mund të fitojë gjithashtu edhe Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.

“Unë me të vërtetë besoj se Barcelona mund të fitoj të tre titujt e këtij sezoni. Kemi arsye për të qenë optimist, e di që kjo fjalë po mungon pak në këtë ambient, por prandaj jam unë këtu”.

“Ne katalanasit jemi mësuar me vuajtjen. Kemi dy ndeshjet e radhës ndaj Real Betisit dhe Athletic Bilbaos, për unë nuk shoh vështirësi, shoh vetëm mundësi për të dalë nga kjo situatë”.

“Titulli? Do të japim gjithçka, këto shtatë apo tetë pikë mund t’i rikuperojmë. E nisim këtë pjesë të dytë me besim të plotë”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *