INTERVISTA/ Aris Ara: Synimi im më i rëndësishëm, të luaj me ekipin e parë të Vllaznisë

Eshte vetem 17 vjeç e gjysem megjithate prej disa kohesh po stervitet edhe me ekipin e pare te Vllaznise. E kemi fjalen per futbollistin e talentuar Aris Ara. Ai vjen pas nje periudhe te veshtire demtimi, por tashme çdo gje eshte lene pas dhe sulmuesi anesor po sheh perpara.

Kuptohet qe ka perpara shume endrra per te realizuar, megjithate ato tashme kane filluar t’i behen realitet. Vete Aris, ka dhene edhe nje interviste te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” ku ka folur edhe per te ardhmen.

– Aris, prej disa ditësh jeni grumbulluar në stërvitje me ekipin e parë Vllaznisë. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Po, prej një jave unë jam pjesë e ekipit të parë në seancat stërvitore. Jam ndjerë shumë mirë sepse më kanë pritur mirë i gjithë stafi dhe gjithë ekipi.

– I lumtur që riktheheni të stërviteni pas një kohe disi të gjatë si rrjedhojë e dëmtimit që kaluat?

Po, është normale që ndihem shumë mirë pas një periudhe shkëputjeje gati 4-mujore, por unë edhe gjatë këtyre muajsh kam bërë stërvitje individuale prandaj nuk e pata të vështirë të ambientohem me ekipin.

– E pret qe ne te ardhmen t’i bashkoheni kuqebluve edhe ne ndeshje? E prisni nje ftese te tille?

Po, e pres një ftesë të tillë, por kjo varet edhe nga unë sepse duhet shumë punë e stërvitje për të arritur ekipin e parë.

– Sa ju ka ndihmuar gjyshi juaj, nje ish- sportist dhe trajner i njohur, qe te ecni perpara ne karrieren tuaj?

Gjyshi im në rradhë të parë më ka përkrahur shumë nga eksperienca e tij si trajner atletike. Këshillat e tij kanë qenë të shumta, por më kryesoret janë kujdesja për ushqimin, kombinimi i raportit regjim dhe stërvitje.


– Çfare synon te arrish ne karrieren tende?

Synimi im i parë dhe më kryesori është të luaj me ekipin e parë të Vllaznisë, të tjerat ia lë kohës.

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *