Laçi triumfoi me përmbysje ndaj Partizanit me rezultatin 2-1 në kryeqytet.Një ndehsje me raste të shumta nga të dyja ekipet, por në fund festuan kurbinasit.
Mensah kaloi Partizanin në avantazh në minutën e 13-të, ndërsa pas kësaj, të kuqtë kishin edhe disa raste të tjera, por shpërdoruan para portës së Dajsinanit, edhe për meritë të portierit bardhezi, që bëri pritje vendimtare.
Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi me kryeqytetasit. Në minutën e 83-të, ishte Sobowale, i cili vendosi baraspeshën, pak minuta, pasi Melo kishte humbur një mundësi të artë shënimi.
Në minutën e 95-të, ishte Ledi Tresa, i cili bëri heroin për Laçin, duke shënuar golin e përmbysjes dhe të fitores për kurbinasit.
Pas kësaj ndeshje, Partizani mban vendin e dytë në renditje me 35 pikë, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e pestë me 25 pikë.