Jam rrit jetime pa baba, u martova dhe u semura gjate kohes se shtatzanis e vjehrra thojke “Ishalla e qojn xhenaze per Kosove” – Pershendetje histori te jetes! Desha te ndaj historine time. Anonim ju lutem.Pershendetje te gjitheve dhe faleminderit per keshillat e juaja. Po shoh shum histori ne lidhje me vjehrra qe nuk po i dojn rejat. Une kur u martova, u martova pa darsem se ashtu deshi burri ( aj kishe pas hall tjeter se familja tij nuk i ndihmonin per me bo ni darsem sa do tvogel. Nejse pranova hatri burrit e dashnis qe kam ndaj tij te martohem pa darsem, mirepo nuk shkun disa muaj mbeta shtatzan edhe vjerra si ka ndegju qe jam shtatzan nuk ka lan gje tkeqe pa na than mu e burrit tim bile mpat than fjalen ma te rand qe mka zan shpija kur ma pat than at fjal tha: …(vazhdon historia me poshte…)
Ti paske ardh ktu veq me u shkerdhy (mfalni nshprehje) amo ku folet kjo fjal se qdo qift qe martohet menon me kriju familje se mu pas kan e asaj rruge sisha martu hiq mu mshel ne shpi po qka ska. Ni dit u semura gjate kohes se shtatzanis edhe kish pas than ajo ishalla e qojn xhenaze per ks (per mu) kishe un ja prisha shpin asaj. A tuj e dit qe un jam rrit jetime pa baba, u martova qysh u martova tani me fjal mlindi fmija e keshtu me radh. Kot skan than jetimi nuk gzohet kurr.Une nuk e di qe ka nan qe nuk gezohet per djalin qe Po i shtohet hisja, ajo mend vetem te parja, thojke sjemi kan nzor per fmi niher, kinse parja qenka ma e rendesishme se femija. Kur Zoti ta fal nje engjull si drita qka ka robi qe se don, po qka ska nkete bote. Vazhdun fjal e probleme deri sa burri u ndiku shum prej fjalve edhe dulem ne banes, tash i ka ra pishman vjerra sa asht e madhe, sa her shkojm me nejt aty qe me thot mushja menen djalit kthehi ne shpi se kam gabu, por Problemi asht se ajo nuk ndryshon kurr, si kan than te moqmit uki kimen e ndrron zanatin se harron …(vazhdon historia me poshte…)
E un kam frik se ajo prap ka me vazhdu me fjal e probleme se asht qasi personi qe ment i ka veq pare pare. Edhe ni dit mpat than edhe nese menoni me u kthy ne shpi mos menoni me bo qka tdoni ju e un mos me fol, un fjalt si nali. Une si qdo her skam fol edhe nuk fola prap. Tash ja ka mbush menen burrit me u kthy ne shpi me punu krejt bashk me bo diqka ma shum. Mu sjan ka mduhen paret kur nuk jam rahat, ma mir pagun njeri ma shtrejt e ka kryt rahat se sa me pas pare e mos mu kan te knaqen. Une sa her te shkoj ne ate shtepi qe mkujtohen fjalt e problemet qe i kemi pas, nuk ka pas dit qe skem pas fjal edhe burrin e kam shum te urt kan lujt qysh kan desht me neve. Burri tash po ka qef me u kthy ne shtepi se normal bab e nan te mir e te kqij sa ku i qon por kisha pas deshir qe ju si nana si nuse qe jeni mem keshillu qka me bo se me ni an qefi sum bahet me u kthy ne ate shpi se prap kem me pas fjal. Pres keshilla prej juve. Ju faleminderit nga ju dhe ju lutem me mbet anonim.