Nese flasim per sportin e notit ne Shkoder, padiskutim qe nuk mund te anashkalosh kurrsesi nje emer: Ate te Enver Muriqit. Njeriun qe i ka dhene shume ketij sporti, fillimisht si notar e me pas si trajner.
U ndalem sot tek ky personazh sepse kjo eshte nje dite e veçante sepse ajo perkon me 90 vjetorin e lindjes se tij dhe ky eshte momenti i duhur per ta kujtuar Enverin i cili prej gati dy vitesh nuk ndodhet me mes nesh.
Enveri lindi në Shkodër më 21 janar 1934 dhe eshte nje nga pjestaret e një prej familje qe ka patur ne rradhet e saj rreth 18 vetë të cilet kane përfaqësuar me dinjitet klubin Vllaznia dhe kanë kontribuar për të.
I vëllai i madh Ismaili, Agimi, Media, Sindriti, Kudrete, Liria etj. Por Enveri për ta ka qenë si një timonier i mirë. Rezultatet e tij në not përbëjnë padyshim një epokë.
Enveri që fëmijë frekuentonte Urën e Bunës dhe Shirokën. Vendos te merret me not dhe per vite me rradhe bashke me emra te tille H. Zaganjori, Menduh dhe Emin Lishi, S dhe Z. Ibrahimi, I. Elezi, vëllezërit e tjerë Mark, Tef, Zek e Rok Shestani, E. Avdija, L. Burgia, O. Beja, Sh. Gjoni, do te jepnin nje kontribut te madh ne kete sport.
Notin, Enveri e filloi në vitin 1948. Trajner të parë kishte mësuesin e edukimit fizik Ibrahim Dizdari, që kishte mbaruar jashtë. Nuk kaloi shumë kohe, 2-3 vjet, dhe ai u bë kampion kombëtar me të rinjtë e kjo që në vitin 1951.
Garat për herë të parë u zhvilluan në Shirokë të Shkodrës. Më vonë në vitin 1954 ai shkoi ushtar tek Klubi i Partizanit. Atëherë Klubi i Partizanit grumbullonte sportistët më të mirë të vendit e kjo në të gjitha sportet.
Trajner aty Enveri do të gjente të nderuarit e respektuarit P. Çaslli dhe Sh. Kapexhiu. Stërvitja e mirë bëri që nga viti 1954 -1956 ai të thyente rekordin kombëtar të të rriturve me bretkosë në distancat garën 100 e 200 m. Rekord ky që në atë kohë mbahej nga notari i Lokomotivës së Durrësit, G. Hajzedari.
Enver Muriqi pas ushtrisë dhe deri në vitin 1963-1964 notoi me Vllazninë dhe për 10 vjet mbajti titullin kampion dhe rekordmen kombëtar. Në ato vite Vllaznia konkuronte me Lokomotivën e Durrësit, që ishte një nga ekipet më të mira me të paharruarit I. Ibrahimi, E. Avdia, të cilët sot nuk jetojnë më.
Trajner ishte Shuajp Mehmeti, një njeri i palodhur. Disa vite, për gati 6-7 vjet, Vllaznia me të rriturit doli kampione kombëtar. Enveri nuk ishte vetëm një notar i mirë, por dhe vaterpolist i mirë. Ai luante portier me Vllazninë.
Pas lenies se sportit, Enver Muriqi në vitin 1974, filloi si trajner me Vllazninë me të rinjtë. Edhe pse kishte vështirësi në fillim për bazën materiale ai nuk tërhiqej, punonte me pasion e këmbëgulje. Dhe për tetë vjet rresht ekipi i drejtuar prej tij doli kampion kombëtar.
Nga viti 1974-2014, ai punoi një kohë të gjatë si trajner. 40 vjet nuk janë pak, janë një jetë e tërë. Ai nxori një grup notarësh të mirë kampionë e rekordmenë të vendit si K. Kozmai, R. Shestani, A. Plisi, M. Muriqi, A. Muriqi, L. Muriqi, S. Murriqi etj.
Në vitin 1954 ka marrë titullin Mjeshtër Sporti. Më vonë, në vitin 1992 -1993, atij iu dha titulli Mjeshtër i Merituar i Sportit. Në vitin 2010, nga Bashkia e Qyteti të Shkodrës iu dha titulli “Legjenda e notit shkodran”.
Nderkohe pese vjet me pare, ne kuadrin e festimeve te 100 vjetorit te Vllaznise, ai eshte vleresuar si “notar i shekullit” dhe eshte nderuar me “Mirenjohje” nga Bashkia Shkoder dhe SK Vllaznia. Ne vitin 2021 eshte nderuar nga Presidenti i Republikes me titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Enver Muriqi eshte ndare nga jeta me 8 shkurt te vitit 2023./SHKODRA-SPORT.COM/