Vllaznia është skuadra më në formë e Superiores. Ata kanë fituar 5 ndeshje radhazi, si asnjë tjetër te kampionati shqiptar. Pas humbjes 3-0 me Egnatian në Rrogozhinë, pasuan disa fitore.
Dinamo, Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe së fundmi Erzeni kanë sjellë 15 pikë për shkodranët që pozicionohen në vendin e tretë. Takimi i radhës është përballë Partizanit, më 28 janar në “Loro Boriçi”.
A do jetë Partizani “viktima” e radhës? Mbetet për t’u parë në Shkodër. Të kuqtë udhëtojnë pasi humbën në shtëpi 1-2 përballë Laçit dhe një hap tjetër fals do sillte zhgënjim të madh brenda klubit.
Megjithate para se te mendojne per Partizanin, te Vllaznia do te fokusohen per momentin tek ndeshja e kupes me Flamurtarin te cilen do ta luajne te merkuren ne shtepi dhe ku sigurisht do te kerkojne te mos bejne ndonje hap te gabuar.