Tifozët shijakas goditën drejtorin e Vllaznisë, reagon Klubi i Erzenit: Distancohemi nga çdo akt dhune!

Gjate ndeshjes se sotme Erzeni- Vllaznia, pikerisht ne minutat e saj, ne stadiumin e Rrogozhines ka ndodhur nje incident i shemtuar sepse nje shishe e leshuar nga tribuna qendrore, ka goditur ne fytyre drejtorin sportiv te Vllaznise Tefik Osmani.

Ndonese vete ai nuk ka dashur ta beje te madhe kete gje, ka qene klubi shijakas qe permes nje deklarate te shperndare pak minuta me pare eshte distancuar nga nje akt i tille dhune. Ja çfare shkruhet ne kete deklarate:

DEKLARATË

Klubi i Futbollit ERZENI, shpreh keqardhjen e thellë për ngjarjen e shëmtuar e cila përfshiu sot Drejtorin Sportiv të KF Vllaznia, Z.Tefik Osmani!

Klubi i Futbollit ERZENI, distancohet nga çdo akt dhune që ndodh brenda e jashtë stadiumeve dhe dënon me forcë këdo që vepron dhe përkrah akte të tilla të shëmtuara.

Çdo akt dhune dhe cilido që shtyn dhe përkrah akte të tilla në stadiume nuk përfaqëson Klubin e Futbollit ERZENI !

About the author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *