“Fiket” alarmi për gjendjen e Hakan Calhanoglu, i cili u zëvensdësua nga Kristjan Asllani në minutën e 81-të më gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, të cilën Interi e fitoi 3-0 përballë Lazios.
Futbollisti turk ishte ndëshkuar me karton të verdhë paka para zëvenëdsimit, por sipas raportimeve nga media italiane bëhej fjalë për një shqetësim muskulor.
Frika se mos Calhanoglu do të mungojë në ndeshjen finale të Superkupës është shuar sot nga lajmet që vijnë nga kampi zikaltër: mesfushori turk ka marrë thjesht një goditje dhe nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz.
Ai do të jetë në dispozicion të Inzaghit për finalen e Superkupës së Italisë.