Bajern Mynih duket se këtë vit mund të humbasë dominimin absolut në futbollin gjerman. Kampionët në fuqi të Bundesligës, të cilët kanë fituar për 11 vitet e fundit radhazi titullin, tashmë e shohin veten 7 pikë pas Bajer Leverkusenit kryesues.
Distanca u thellua pas humbjes së papritur që pësuan sot në fushën e tyre përballë Verder Bremen, duke lënë pikë të arta për klasifikimin.
Edhe pse bavarezët dominuan ndeshjen në fushën e tyre, ata u ndëshkuan në minutën e 59 nga Vaiser në atë që rezultoi të ishte goli i vetëm i ndeshjes.
Verder triumfoi me shifrat 1-0 dhe u largua nga fundi i tabelës së klasifikimit. Kurse Bajerni mbetet në vendin e dytë, por tashmë me një diferencë prej 7 pikësh nga Leverkuseni i vendit të parë, edhe pse kanë luajtur një ndeshje më pak se “aspirinat”.