Mungesa e hapesires kete sezon ka bere qe drejtuesit e klubit Partizani te mendojne per huazimin e mbrojtesit te tyre, shkodrani Marçelino Preka. Madje jo vetem te tij por edhe te sulmuesit Christian Mba.
Madje sipas mediave, te kuqte e kane gjetur edhe akordin me klubin qe do t’i marre keto dy futbolliste. Behet fjale per Teuten e Durresit, nje skuader e cila ndodhet ne pozita te veshtira ne renditje dhe si rrjedhoje ka nevoje per perforcime.
Ne fakt situata e Prekes duket disi e pakuptimte. Sezonin e kaluar kur ai ishte vetem 19 vjeç, atij iu besua ne shume ndeshje formacioni nga ana e ish- trajnerit Colella dhe si rrjedhoje ne fund iu gezua edhe titullit kampion.
Dhe kete sezon, ne vend qe t’i besohej me shume sepse ishte nje vit me i rritur dhe kishte me shume eksperience, ndodhi e kunderta. Shto ketu edhe demtimin qe pesoi dhe prej te gjitha ketyre gjerave, tashme pritet edhe huazimi i tij.
Mbase kjo eshte zgjidhja me e mire e mundshme per shkodranin shtatelarte Marçelino Preka i cili ka nevoje per minuta dhe aktivizim dhe mbase tek Teuta do t’i gjeje ato./SHKODRA-SPORT.COM/