Interi i është bashkuar Napolit në finalen e Superkupës së Italisë.
Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte ndaj Lazios, në gjysmëfinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në “KSU Stadium” në Riyadh të Arabisë Saudite, përfundoi me rezultatin 3:0.
Marcus Thuram (17′), Hakan Calhanoglu (49′ penallti) dhe Davide Frattesi (87′) shënuan golat e fitores për Interin.
Te “Nerazzurrët” u paraqit edhe Kristjan Asllani, i cili hyri si zëvendësues në minutën e 81-të.
Te Lazio si zëvendësues u paraqit edhe Elseid Hysaj, që në ndeshje u inkuadrua në minutën e 89-të.
Finalja mes Napolit dhe Interit do të zhvillohet të hënën, në stadiumin “Al-Awwal Park”, me fillim prej orës 20:00.