Java e 20-te e “Abissnet Superiore” eshte mbyllur sot dhe para se te luhen ndeshjet e javes se 21-te, ne mesjave do jene ndeshjet e vlefshme per 1/8 e Kupes se Shqiperise.
Sipas kalendarit tashme te percaktuar, Vllaznia do te prese ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Flamurtarit te Vlores dhe ndeshja eshte programuar te luhet diten e merkure, date 24 janar ne ora 17:00.
Sipas skemes se aprovuar sivjet nga FSHF, ky tur do te kete nje ndeshje te vetme dhe kesisoj duket qarte se Vllaznia, por edhe ekipet e tjera te Superiores jane te favorizuara sepse do t’i luajne keto ndeshje ne fushat e tyre.
Nje fitore ndaj vlonjateve, do ta kaloje Vllaznine ne çerekfinale te Kupes. Edhe skema e ketij turi eshte e percaktuar. Nese ajo kalon Flamurtarin, do te jete ne te njejten vazo ne momentin e hedhjes se shortit sebashku me Partizanin, Tiranen dhe Egnatian dhe rrjedhimisht nuk do te ndeshet me asnjeren prej tyre.
Kundershtari i mundshem i skuadres shkodrane ne çerekfinale pritet te jete njeri prej kater ekipeve te meposhtme: Laçi, Teuta, Kukesi dhe Erzeni (gjithmone nese nuk do te kete ndonje surprize ne ndeshjet e se merkures te ketyre skuadrave ndaj kundershtareve te tyre).
Dhe jo vetem kaq, por ndeshja e pare ne turin çerekfinal do te luhet ne transferte dhe e kthimit ne Shkoder, çka do te thote se ka edhe me shume shanse per Vllaznine per ecur drejt gjysmefinales pastaj. Thjesht keto jane parashikime sepse se pari duhet te kaloje Flamurtarin te merkuren…/SHKODRA-SPORT.COM/