Beselidhja e basketbollit te meshkujve nuk ia del serish ne nje tjeter finale ndaj Tiranes. Duket se emri i madh i kundershtarit eshte kthyer ne nje problem per basketbollistet lezhjane te trajnerit Afrim Bilali. Mbremjen e sotme ato e kane humbur finalen e Kupes se Shqiperise ndaj bardhebluve me rezultatin 91-74.
Ecuria e shkelqyer ne kampionat ku i ka fituar te gjitha ndeshjet, nuk i ka bere “derman” lezhjaneve. Finalja e Kupes ka qene një ndeshje e komanduar nga Tirana, që u shkëput 23-18 pas periodës së parë, diferencë që u thellua edhe më shumë në 10-minutëshin e dytë. Gjysma e parë e takimit mbyllet 49-35 për Tiranën.
Ky avantazh e bën më të lehtë lojën e Tiranës, që arrin të menaxhojë avantazhin, duke kontrolluar përpjekjet e Besëlidhjes. Madje në fundin e sfidës diferenca thellohet edhe më shumë, me Tiranën që fiton 91-74.
Ndonëse pritej një ndeshje më e fortë, në fushë komandoi Tirana, ndjeshëm më superiore se rivalët. Besëlidhja, që komandon në kampionat, ishte larg asaj që pritej, duke zhgënjyer tifozët e saj.
Për Tiranën u dallua i sapoardhuri Aris Isayas, me 35 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Hamatit për lezhjanët./SHKODRA-SPORT.COM/