Kjo e sotmja ndaj Erzenit eshte e pesta rradhazi per Vllaznine ne kete kampionat. E nisi ndaj Dinamos, per te vazhduar me ate ndaj Tiranes, nderkohe qe fitoi dy rradhazi me pas ne Shkoder ndaj Skenderbeut dhe Kukesit dhe e plotesoi sot ne Rrogozhine ndaj shijakasve.
Sigurisht qe shume prej tifozeve jane te entuziasmuar nga kjo ecuri dhe njekohesisht jane kureshtare per te ditur se kur ka qene hera e fundit qe Vllaznia fitonte 5 ndeshje rradhazi.
E ka bere kete gje edhe ne sezonin 2018-2019 kur skuadra shkodrane luante ne kategorine e pare, madje duke arritur gjashte fitore rradhazi por sigurisht qe kjo nuk quhet sepse niveli i asaj kategorie eshte me i ulet dhe nuk ka te njejten vlere.
Gazeta “Shkodra Sport” ka hulumtuar me tej dhe konstaton se hera e fundit qe ka arritur te koleksionoje 5 fitore njera pas tjetren ka qene sezoni 2014-2015 kur skuadra drejtohej nga trajneri italian Baldo Raineri, ne mes periudhes 22 nëntor- 17 dhjetor 2014. Pikerisht ne javet 13-18 skuadra do te koleksiononte 5 fitore njera pas tjetres dhe do te ndalej me pas me nje humbje 0-1 ne Shkoder ndaj Skenderbeut.
Sezoni 2014-2015 5 fitoret rresht të Vllaznisë:
Java 13 Vllaznia- Flamurtari 1-0 (Hajdari)
Java 14 Apolonia- Vllaznia 0-1 (Sosa)
Java 15 Elbasani- Vllaznia 1-4 (Shtubina, Sosa 2, Kalaja)
Java 16 Vllaznia- Laçi 1-0 (Beqiri)
Java 17 Partizani- Vllaznia 0-1 (Tafili)
Sezoni 2023-2024, 5 fitoret rresht të Vllaznisë:
Java 16 Vllaznia- Dinamo City 3-1 (Çoba, Gruda, Balaj)
Java 17 Tirana- Vllaznia 0-1 (Balaj)
Java 18 Vllaznia- Skenderbeu 5-0 (Gruda 3, Balaj, Frasheri aut)
Java 19 Vllaznia- Kukesi 1-0 (Gruda)
Java 20 Erzeni- Vllaznia 0-1 (Stojanoviç)