Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës, për aq kohë sa klubi që shpreh interesim për shërbimet e tij do të paguajë klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh.
Klubi londinez janë të gatshëm të ndihmojnë palët e interesuara për shërbimet e Brojës të cilat kanë probleme me ‘Fair-play financiar’ për ta bërë të mundur transferimin.
Për Brojën interesim të madh kanë shfaqur dy klubet e tjera të Ligës Premier, Fulhami dhe Wolverhampton.
Sidoqoftë, ato po e kanë mjaft të vështirë transferimin e tij për shkak të rregullave financiare.
Andaj, edhe një ofertë huazimi me obligim blerje prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit, do t’i shkonte përshtati “Bluve të Londrës”.
Chelsea bëri një marrëveshje të njëjtë me Newcastle kur e çuan në formë huazimi Lewis Hall, por me obligim blerje gjatë verës.
“Laraskat” u pajtuan për të paguar shumën prej 28 milionë eurove, ku shtatë milionë prej tyre erdhën si shtesa për 19-vjeçarin në muajin gusht.
Sa për Brojën, ai është paraqitur në 17 ndeshje në të gjitha garat për Chelsean këtë sezon, ku ka qenë autor i dy golave./Telegrafi/