Eshte rritur tek Akademia e AEK Athines, por ka dashur te luaje ne futbollin shqiptar dhe si rrjedhoje erdhi sezonin e kaluar. Fillimisht tek Flamurtari, ky nuk i besuan shume dhe e huazuan tek Turbina. U rikthye ne Vlore me idene se do te vazhdonte kontraten me ta, por e larguan.
Ne vere kaloi tek Tomori, por deshira e tij ishte per te luajtur ne nje skuader tjeter, kuptohet te Superiores dhe endrra e tij e madhe padyshim qe ishte Vllaznia. E kemi fjalen per portierin 20 vjeçar shkodran Kristian Rroku.
Megjithate, i telefonuan nga Kukesi dhe e moren per te qene portier i dyte pas Tafas. Por nuk kaloi shume kohe dhe Rroku debutoi me kete skuader. Ndodhi keshtu ne ndeshjen e se premtes ndaj Egnatias kur ne minuten e 39-te Tafas u largua nga fusha dhe shkodrani zuri vend ne katerkendeshin e kesaj porte.
Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport”, portieri Kristian Rroku do te shprehej i emocionuar per kete debutim kaq te shpejt me ekipin e Kukesit. Ja deklarata e tij per gazeten tone:
“Nga momenti i pare qe i jam bashkuar skuadres, kam qene duke pritur debutimin qe ne fakt erdhi shume shpejt. Jam munduar qe te jap maksimumin per skuadrën edhe per veten qe te ndihmoj edhe çunat. Eshte nje ndeshje qe e kemi humbur edhe kjo nuk eshte e mire per ne, sepse na duhen piket por do vazhdojmë të shohim përpara per te ardhmen.
Dua qe te arrijme objektivin e skuadrës qe te dalim sa ma shpejt nga kjo situatë që jemi. Kam shume besim edhe do ia dalim se per momentin kjo eshte gjeja me e rëndësishme dhe une mendoj se do te permisohemi nga java ne jave”./SHKODRA-SPORT.COM/