E ka ndjekur ndeshjen e sotme Erzeni- Vllaznia nga tribuna e stadiumit te Rrogozhines dhe ne fakt pergjate gjithe 90 minutave te saj e parandjente fitoren e shkodraneve. E kemi fjalen per gazetarin e njohur sportiv Ervin Baku.
Pas fitores 1-0 te kuqeblu, Baku ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ka thene se Vllaznia tashme per te mbajtur vendin e trete ne renditje, ka kundershtar veten e saj. Ja si eshte shprehur ai:
“Ishte një fitore shumë e merituar. Pashë një ndeshje të luftuar. Natyrisht në pjesën e parë ndikuan edhe kushtet atmosferike, por gjithsesi Vllaznia ishte më lart. Tani Vllaznia e ka luksin edhe të gabojë, por me çfarë po shikoj në këtë ekip, Vllaznia as nuk do ta diskutojë pjesëmarrjen në ‘Final Four’.
Largimet në ekip janë çeshtje të presidencës dhe stafit teknik. Mendoj se te ky ekip që po shikojmë gjithnjë e në rritje, ka meritë edhe stafi i mëparshëm. Unë po shikoj një Vllazni të denjë deri në fund për të qenë pretendente për titull. Në këtë pikë, Vllaznia ka kundërshtar vetëm veten e saj, pasi tashmë e ka konsoliduar vendin e tretë. Nëse ajo nuk e ruan këtë pozitë, atëherë do të jetë një mëkat i madh”.
Te plote prononcimin e gazetarit Ervin Baku mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klokuar ne linkun e meposhtem: